Personi në foto Henrik Hoxhaj, cilësohet nga policia si njeriu më i afërt i Nuredin Dumanit, I arrestuar në të njëjtin aksion në 28 Mars 2022 në qytetin e Fierit. Sipas policisë dhe prokurorisë së Elbasanit, Hoxhaj ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me Nuredin Dumanin, në Kosovë dhe në Shqipëri.
Ai rezulton të ketë qënë në Kosovë në muajin Dhjetor 2021 dhe sërisht brenda këtij muaji, ai ka hyrë në territorin Shqiptar nga pika kufitare e Morinës.Policia ka dyshime se Hoxhaj në Kosovë është takuar me Nuredin Dumanin, i cili 3 muaj e gjysëm më vonë do të vinte në Shqipëri, me qëllim vrasjen e kundërshtarit të tij, Talo Çela.Dështimi i planit të tyre solli plagosjen rëndë të vetë Nuredin Dumanit, i cili ra në pritë në Elbasan. Vetëm pak orë më pas Dumani dhe Hoxhaj, u arrestuan së bashku në një banesë të marë me qëra 1 javë para sulmit me armë në Papër të Elbasanit. Henrik Hoxhaj po ndiqet penalisht nga prokuroria e Elbasanit,e cila ka ngritur akuzat për “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa lejë të armëve”.
Nga ana tjetër Prokuroria e Posaçme SPAK, mësohet se i ka ofruar Nuredin Dumanit kërkesën për bashkëpunim me qëllim bërjen të penduar të tij, por ende nuk është konfirmuar nëse ai ka vendosur të bashkëpunojë.
I kontaktuar me telefon avokati i Dumanit, Armand Tragaj, tha për “Ora News” se nuk ishte në dijeni apo të kishte informacion për bashkëpunimin e mundshëm të Dumanit me prokurorinë.
Edhe prokuroria e Elbasanit, mësohet se ka ofruar opsionin e bashkëpunimit për të arrestuarin tjetër, Henrik Hoxhaj, i cili besohet se ka të dhëna të shumta mbi veprimtarinë kriminale, pasi ishte një nga njerëzit më të besuar të Nuredin Dumanit.
Ky i fundit kishte disa kohë që qëndronte në Kosovë duke fshehur në qytetin e Gjilanit me emrin Arvit Spahiu. Përmes këtij emri, Dumani kishte arritur të krijonte një lidhje intime me 20-vjeçaren Mirjetë H., e cila u ndalua nga policia brenda në apartamentin e marrë me qira.