
Svetlana Timofeeva rusja 33-vjeçare e cila u arrestua pasi u fut në uzinën e Gramshit është ende në paraburgim.
Timofeeva paraqitet sërish para gjykatës, këtë herë me kërkesë të prokurorisë e cila kërkon zgjatjen e afateve të paraburgimit. Por mbrojtja kundërshton pasi Timofeeva ka kaluar afatet e paraburgimit dhe duhet të ishte liruar nga burgu.
Gjyakata e Elbasanit ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë për shtyrjen e afatit të masës së sigurisë. Kjo ka bërë që mbrojtja të kërkojë përjashtimin e gjyqtarit. Nisur nga fakti që gjyqtar i çështjes është kryetarja e gjykatës, kërkesën për përjashtim duhet ta shqyrtojë Gjykata e Apelit ne Tiranë.
