Në provincën Jiangsu të Kinës, një projekt hekurudhor me vlerë miliarda u përball me një pengesë të pazakontë.
Një pronar shtëpie refuzoi të largohej, duke kërkuar një kompensim shumë më të lartë nga sa lejonin rregullat. Ai fillimisht kërkoi 100,000 juan për metër katror, por më vonë e dyfishoi kërkesën në 200,000 juan.
Autoritetet nuk pranuan kushtet e tij, duke e konsideruar të padrejtë shumën. Si pasojë, qeveria lokale ndërtoi urën hekurudhore rreth shtëpisë së tij.
Shtëpia e vetme “e pabindur” në fshat u bë simbol i rezistencës, por edhe i vonesës së projektit. Inaugurimi i linjës me shpejtësi të lartë u shty për shkak të këtij ngërçi. Rasti u bë lajm në mediat ndërkombëtare si shembull i fenomeneve të ashtuquajtura “nail houses”.