Prostitucion në Durrës/ Arrestohen 3 shtetase kineze, procedohen pesë të tjerë

0
2

Policia e Durrësit ka finalizuar pas 3 javësh hetime me metoda proaktive, operacionin policor të koduar “Space”.

Në flagrancë u arrestuan 3 shtetase kineze që kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 13, Plazh, e kishin përshtatur për të ushtruar prostitucion.

Ndërkaq, u proceduan penalisht 5 shtetas, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjatë kontrollit në ambientet e apartamentit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3 pasaportat e shtetaseve kineze, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 8 celularë dhe 11 karta të bankave të Republikës së Kinës dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe./abcnews.al