Prostitucion në qendrat e tyre të masazhit, dërgohen në gjyq dy vëllezërit, sekuestrohen pasuritë

0
66

Dy vëllezër, administratorë të dy qendrave masazhi, janë dërguar në gjyq nga Prokuroria e Tiranës, pasi i shfrytëzonin këto dy qendra për prostitucion.

Andi dhe Mario Roshi, ranë në prangat e policisë në 2021. Të dy vëllezërit rekrutonin vajza për t’i punësuar si masazhatore dhe i detyronin të kryenin shërbime seksuale kundrejt pagesës dhe përfitimet i ndanin me njërin-tjetrin.

Nga hetimet prokuroria provoi se pasuritë e tyre, nuk justifikohen nga të ardhurat dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtaritë kriminale. Për këtë arsye me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u sekuestruan pasuritë e mëposhtme të cilat nuk justifikohen nga të ardhurat e ligjshme të siguruara ndër vite: ‘Njësi’, sipërfaqe 34m2; ‘Apartament’ me sipërfaqe 106.4 m2, rruga ‘Hoxha Tahsin’; ‘Post Parkimi’ me sipërfaqe 41.2 m2 në Tiranë; dhe tre automjeteve tip ‘Benz’, ‘Volksëagen’ dhe ‘Scoda Octava’.