Prostitucioni në Shqipëri duket se po zhvillohet masivisht. Përveç qendrave të masazheve që së fundmi janë zbuluar se shumica prej tyre shfrytëzoheshin për prostitucion, duket se ky rrjet është akoma më i zhvilluar online me “Escort” që mund t’i bëhen me porosi kundrejt pagesës. Mësohet se pagesat variojnë nga ora 200 deri në 1000 euro.
Disa ditë më parë u arrestuan 7 vajza nga vende të ndryshme të botës, pasi u kapën në flagrancë duke ushtruar këtë aktivitet ilegal në vendin tonë.
7 vajzat e huaja, të arrestuara disa ditë më parë në Tiranë, për ushtrim prostitucioni, kanë lënë qelitë. Me kërkesë të organit të akuzës, gjykata vendosi për to masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, si dhe bllokimin e pasaportave për të mos u larguar nga vendi ynë deri në fund të hetimit.
Një faqe online në internet iu shërbente vajzave të huaja që ushtronin prostitucion në Shqipëri për të marrë rezervime nga klientë të interesuar për shërbimet e tyre. Kështu ka funksionuar gjetja e punës për 6 vajzat e huaja që u kapen disa ditë më parë nga policia shqiptare, deri në momentin e prangosjes së tyre.
Pas rezervimit, vajzat e moshës 20 deri në 30 vjeç kryesisht nga vendet e Amerikës latine, shoqëronin klientët shqiptarë në ambiente dhe hotele të ndryshme në këmbim të pagesës.
Hetuesit e kanë ende të paqartë se kush fshihet pas kësaj skeme, ndërsa vajzat e arrestuara, që sot dolën para gjykatës kanë pranuar që punojnë si eskorta.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja Beisi Yusmar Rojas Ruiz, me origjinë nga Kolumbia shfrytëzonte për prostitucion 6 vajzat e tjera të cilat kishin ardhur në Shqipëri nga Spanja, Kolumbia, Venezuela dhe Rusia.
Por të shtata u liruan sot nga gjykata e Tiranës , pas kërkesës së prokurorisë për të caktuar masën detyrim paraqitje. Në të njëjtën kohë gjykata vendosi sekuestrimin e pasaportave të vajzave për mos dalë nga Shqipëria deri në përfundim të hetimit. Ne ndjekje penale për këtë rast janë 4 pronarë të apartamenteve ku jetonin vajzat e huaja.
Me një vëzhgim të thjeshtë në faqen online që shërben për të gjetur “Escort” rezulton që në këtë aktivitet të paligjshëm në Shqipëri, janë 581 vajza. Konkretisht 559 vajza operojnë aktivitetin e tyre të paligjshëm në Tiranë. 19 janë me bazë në Durrës ndërsa 3 të tjera janë me bazë në Sarandë.
Vetëm një regjistrim i thjeshtë për të bërë të mundur aksesimin e faqes online u kushton klientëve 30 euro, ndërsa më pas vendosen çmimet për secilën nga vajzat që mund të “rezervohen”.
Ndërkohë në faqen e këtij aktiviteti të paligjshëm vihet re se vajzat që ushtrojnë në Shqipëri vijnë nga vende të ndryshme të botës, ndërsa vetëm 5 prej tyre dinë të flasin shqip.