Katër persona janë arrestuar nga komisariati nr.1 dhe 6 të tjerë janë vënë nën hetim në gjendje të lirë në lidhje me protestën e opozitës përpara Kryeministrisë, për hedhje molotovi dhe sendesh të forta.
Ndërkohë protestuesi i cili u përfshi nga flakët në tentativë për të shkelmuar një molotov drejt policisë, ka pësuar djegie të lehta në fytyrë dhe gjymtyrë por pa probleme serioze, pasi ka marrë mbrëmë ndihmë nga djegie-plastika është larguar për në banesë.
Edhe dy efektivët e policisë që mbetën të lënduar pasi kanë marrë ndihmë mjekësore nuk kanë shfaqur problematika të tjera.


