Rruga nacionale Kallpaq-Janinë do të jetë sërish e bllokuar për shkak të protestës së fermerëve grek. Policia Kufitare greke njofton se që nga ora 10:00 se ditës së sotme rruga do të bllokohet deri në një njoftim të dytë.
Sakaq, bëhet me dije se qarkullimi do të lejohet vetëm për mjetet e vogla. Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë nuk do të lejohen të qarkullojnë.
“Kakavijë
Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se nga ora 10:00 dhe deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq – Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.
Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla.
Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobuzë), nuk do lejohen të qarkullojnë.
Ju faleminderit!,” thuhet në njoftim.