Aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar të shtunën për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët grekë.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se protesta do të zhvillohet nga ora 19:00 deri në orën 22:00 me orën greke./abcnews.al


