Protesta/ Kovaçi: 10 pedagogë, në grevë urie! Rama: ‘SHIK-si’ i ‘non gratës’ i vë ultimatum qeverisë! ‘Rublaxhinj’ që vetëm Shqipërisë s’i shërbejnë

0
93

TIRANË- Një pjesë e pedagogëve po vijojnë protestën ku kërkojnë rritje page dhe kushte më të mira mësimdhënie, ndërsa tashmë kanë paralajmëruar edhe se do të futen në grevë urie. Ato i kanë vendosur ultimatum qeverisë, duke thënë se presin një përgjigje deri nesër në orën 16:00, dhe më pas rreth 10 prej tyre nga universitete të ndryshme do të futen në grevë urie brenda ambienteve të Universitetit. Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi tha se greva do të jetë simbolike.

Përgjigjen e ka marrë menjëherë nga kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili thekson se grevë për rritje rrogë bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë. Sipas Ramës, Sandër Kovaçi, të cilin e identifikon si ‘shiksi non grata’, ka marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve.

Më 5 tetor Qeveria ka vendosur që të rrisë me 15% pagën e pedagogëve, pas protestave të këtyre të fundit. Nga ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit dhe 8% do të mbulohet nga vetë bordi i administrimit. Nga ana tjetër pedagogët janë shprehur se kjo rritje është e pa mjaftueshme dhe nuk i  përgjigjet kërkesave dhe nevojave të tyre.

Kërkesat e kryesore të pedagogëve

Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.