Protesta në Shangai pasi një personi i shtëpisë së të moshuarve u dërgua i gjallë në morg

0
127

Pesë persona janë vënë nën hetim në Shanghai pasi një banor i shtëpisë së të moshuarve u deklarua gabimisht i vdekur.
Ai u dërgua nga mjekët përmes një furgoni në morg, më pas punonjësit e morgut vunë re se ai ishte ende gjallë.

Incidenti, i cili ndodhi të dielën pasdite, u filmua nga shikuesit dhe pamjet u përhapën shpejt në internet, duke shkaktuar një reagim të furishëm në qytet. Kjo gjë gjithashtu shkaktoi shqetësime për sistemin e mbingarkuar mjekësor të qytetit.

Incidenti u konfirmua nga qeveria e qarkut Putuo, e cila tha se hetimet kishin filluar. Komisioni Mbikëqyrës i Shangait dhe Komisioni Qendror për Inspektimin e Disiplinës thanë se pesë zyrtarë, përfshirë drejtorin e shtëpisë së kujdesit dhe një mjek, janë vënë nën hetim.

Shtëpia e të moshuarve në Shanghai Xinchangzheng ka kërkuar falje, ndërsa shtëpia funerale thuhet se lavdëroi punonjësit e saj që vunë re se personi ishte ende gjallë dhe i shpërbleu ata me 600 £ secilin.
Sipas mediave shtetërore pacienti i moshuar është transferuar në spital dhe po merr trajtim mjekësor.