Protesta të dhunshme në Francë për 1 majin, qindra qytetarë të arrestuar

0
78

Tensione, përplasje dhe arrestime për 1 majin ne France.

Në marshimin parizian,më shumë se gjysmë milioni njerëz marshuan nëpër rrugë. Raportohet për 291 arrestime në të gjithë Francën, pas incidenteve të shpërthyera në demonstrata, gjatë të cilave u plagosën 108 policë dhe xhandarë. Përleshje mes protestuesve të dhunshëm dhe policisë ndodhën gjithashtu në Nante dhe Lion. Disa video tregojnë oficerët, rrobat e të cilëve morën flakë pasi u goditën nga kokteje molotov.

Disa biznese u dëmtuan, duke përfshirë banka dhe agjenci imobiliare, dyqane dhe mobilje rruge.

Qindra mijëra njerëz u mblodhën masivisht, në Ditën e Punës, në shumë qytete të Francës për të shfryrë zemërimin e tyre kundër reformës së pensioneve të presidentit Emmanuel Macron, me sindikatat që premtuan të mos ndalojnë së luftuari edhe pas nënshkrimit të ligjit. Macron u prit me britma dhe ofendime teksa vizitoi vendin duke mbrojtur reformat dhe duke rifilluar mandatin e tij të dytë.