Protestat në Francë/ Sulmohet shtëpia e kryetarit të bashkisë, plagosen gruaja dhe një nga fëmijët

0
83

Kryetari i një bashkie periferike në Paris ka deklaruar se shtëpia e tij u sulmua herët në mëngjes të së dielës, duke e quajtur atë “një tentativë vrasje” ndaj familjes së tij në mes të trazirave të vazhdueshme në vend.

“Në orën 1:30 të mëngjesit, ndërsa isha në bashkinë e qytetit si tre netët e kaluara, disa individë u përplasën me makinën e tyre në banesën time përpara se t’i vinin zjarrit për të djegur shtëpinë time, brenda së cilës flinin gruaja ime dhe dy fëmijët e mi të vegjël,” tha kryebashkiaku Vincent Jeanbrun i L’Haÿ-les-Roses.

“Gjatë përpjekjes për të mbrojtur fëmijët dhe për t’u shpëtuar sulmuesve, gruaja ime dhe një nga fëmijët e mi u plagosën.”

Ishte “një tentativë vrasjeje e një frikacaku”, tha kryebashkiaku Jeanbrun. Policia ka nisur një hetim.

Franca është tronditur nga një valë protestash pas vdekjes së Nahel Merzouk, një 17-vjeçari me origjinë algjeriane, i cili u qëllua nga një oficer policie në Nanterre në fillim të javës dhe funerali i të cilit u bë të shtunën në një xhami në Nanterre, mes një pranie të madhe sigurie.

/abcnews.al