Dhjetëra mijëra njerëz kanë ndalë të shtunën nëpër rrugët e Frankfurtit, për të protestuar kundër partisë së të djathtës ekstreme Alternativa për Gjermaninë (AfD).
Policia ka thënë se rreth 35.000 njerëz kanë marrë pjesë në protestë, nën sloganin “Mbrojeni Demokracinë”.
Protesta është mbajtur në qendër të Frankfurtit, i cili njihet si kryeqyteti financiar i Gjermanisë.
Një zëdhënës i Policisë e ka përshkruar atmosferën si paqësore
Po të shtunën është raportuar për një protestë të ngjashme edhe në Limburg, dhe që numri ka qenë më i madh sesa është pritur – 2.800.
Protestat janë nxitur nga një raport i platformës Correctiv, prej të cilit është bërë e ditur se politikanët e AfD-së kanë mbajtur një takim me ekstremistët e të djathtës ekstreme në Potsdam.Pjesëtarë të partisë konservatore Unioni Demokristian, partisë më të madhe opozitare, kanë marrë pjesë, po ashtu, në takim.