Protestë për çmimet para Kryeministrisë: Boll na vodhët!

0
150

11:32 Protestuesit mbërrijnë para Kryeministrisë. Efektivë të policisë mbikqyrin nga taraca.

Ora 10:57 Nis marshimi drejt Kryeministrisë nën moton “Boll na vodhët!”

Ora 10:55 Nis mbledhja e protestuesve në sheshin “Skënderbej”.

Ja pesë kërkesat për qeverinë

Qytetarët dhe shoqëria civile kanë njoftuar mbajtjen e një proteste ditën e sotme kundër rritjes së çmimeve në vend.

Sipas organizatorëve, tubimi do të fillojë në orën 11.00 pranë sheshit “Skënderbej” për tu zhvendosur më pas me një marshim simbolik drejt Kryeministrisë.

LIVE/Protestë për çmimet para Kryeministrisë: Boll na

Organizatorët kanë thënë se pas përcjelljes së mesazheve para godinës së qeverisë do të vendoset edhe vazhdimësia e protestës, duke paralajmëruar se mund të qëndrojnë edhe 24 orë në bulevard me artikulimin e kërkesave për ndërhyrjen e qeverisë me qëllim uljen e çmimeve në vend.

Policia e shtetit mësohet se ka marrë masa për ruajtjen e sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestës gjatë gjithë kohëzgjatjes së saj.

Kërkesat e protestuesve

-Heqja e taksës së qarkullimit dhe pezullimi i barrës fiskale mbi çmimin e karburantit

-Pezullimi i TVSh-së për produktet bazë të shportës

-Zgjerimi i skemës së kompensimit dhe mbështetjes për fermerët

-Një paketë reale ndihme për pensionistët, invalidët dhe familjet me ndihmë ekonomike për tejkalimin e krizës

-Hetim dhe mbikqyrje të koncesioneve dhe operatorëve ekonomikë që ndikojnë arbitrarisht në çmimet në treg, veçanërisht në sektorin e hiodrokarbureve