Protestuan kundër rritjes së çmimeve, lumë arrestimesh dhe procedimesh nga Jugu në Veri. 15 në kërkim

0
163

Rritja e çmimit të karburantit dhe artikujve ushqimorë ka nxitur protesta thuajse në të gjithë qytetet e vendit.

Protestuesit kanë bllokuar akset kryesore në shenjë proteste për ti kërkuar qeverisë të ndërhyjë sa më parë.

Përmes policisë po përpiqen të intimidojnë qytetarët duke I arrestuar për akuzën organizim dhe manifestime të paligjshme, prishje të qetësisë publike dhe mosbindje

Tiranë

Janë arrestuar në flagrancë 23 shtetas,

Procedohen penalisht 23 të tjerë

1 person në kërkim

Elbasan

Bllokuan rrugën nacionale Prrenjas-Pogradec

Procedohen penalisht 7 shtetas

Mirditë

Ditën e djeshme bllokuan aksin Milot-Mirditë,  në shenjë proteste për rritjen e çmimit të naftës.

Janë arrestuar në flagrancë 5 persona

13 persona në kërkim

Sekuestron edhe disa mjete të këtyre protestuesve.

Lushnje

U proceduan 7 shtetas

Ditën e djeshme në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut”, kanë bërë bllokimin e aksit rrugor Fier-Rrogozhinë, duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve nga të dy senset e lëvizjes.

Shkodër

U Proceduan 8 shtetas

U shpall në kërkim 1 shtetas

U proceduan penalisht për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrje në tubim të Paligjshëm” “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë Publike”

Durrës

U arrestuan 2 shtetas

U proceduan penalisht 50 shtetas

U arrestuan për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, kryer në bashkëpunim.

Gjithsej

Proceduar 95

Arrestuar 30

Të shpallur në kërkim 15