Protestuan me mbylljen e biznesit ndaj ndalimit të muzikës në 10:00 dhe orës policore, rihapen lokalet në Vlorë

0
172

Baret dhe restorantet në zonën e Lungomares në Vlorë, të cilët protestuan ditën e djeshme me mbyllje të aktivitetit të tyre ndaj orës policore dhe ndalimit të muzikës, kanë rifilluar aktivitetin e tyre ditën e sotme.

Duket se biznesi në Vlorë ka rënë dakord me rregullat e reja të vendosura nga Komiteti Teknik për zgjatjen e orës për lejimin e muzikës, por e vërteta nuk qëndron ashtu.

Burime për Faxnews bëjnë me dije se protesta e bizneseve në Vlorë do të vijojë në forma të tjera, pasi hapja e ditës së sotme nuk vjen si rjedhojë e vendimit të Komitetit Teknik, por si rjedhojë e faktit që ata nuk e kanë luksin ekonomik që të qëndrojnë të mbyllur.

Shoqata e biznesit do të dalë ditën e nesërme me një deklaratë, ku do të shpaloset plani i hapave që ata do të ndërmarrin për plotësimin e kërkesave të tyre.

Në thelb të këtyre kërkesave qëndron lejimi i muzikës deri në mesnatë, si dhe lejimin e ushtrimit të aktivitetit të tyre deri në orën 02:00 të mëngjesit.

Gjithashtu shoqata e bizneseve kërkon që mos të ketë një prani të shtuar të forcave policore dhe veprime arbitrare për respektimin e orës policore nga ana e bizneseve në Lungomare.

Fax