
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit V. Xh., 56 vjeç, I. M., 34 vjeç, R. M., 44 vjeç, E. M., 32 vjeç, F. B., 41 vjeç, E. M., 41 vjeç, K. I., 35 vjeç, L. M., 28 vjeç, K. H., 47 vjeç, V. H., 50 vjeç, V. O., 28 vjeç dhe E. O., 22 vjeç, pasi ditën e djeshme, kanë penguar qarkullimin e automjeteve, përreth 3 orë, në aksin rrugor “Gramsh-Lenie”, me pretendimin se nuk po mbahet premtimi nga firma përgjegjëse, për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
Banorët e njësisë administrative Lënie, në bashkinë Gramsh, janë ngritur ditet e fundit në protestë për rikonstruksionin e rrugës, që thuajse është e pakalueshme.
Në zonën e Grabovës së Sipërme deri në fshatin Lënie janë ndërtuar tre hidrocentrale që shfrytëzojnë ujin e të gjithë zonës, por nuk kanë kryer asnjë investim për vetë banorët. që edhe pse kundershtuan në fillesa hidrocentralet tashmë vuajnë edhe shkatërrimin e rrugës nga mjetet e firmave. Një nga kriteret për marrjen e lejes së ndërtimit të hidrocentraleve ishte edhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore, që do t’u shërbente banorëve të zonës, investime ne mjedis madje eshte premtuar edhe ndricim dhe shtrim te rrugeve te lagjeve.
Prej dy ditësh, banorët kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste. Ata shprehen se drejtuesit lokalë duhet të kishin mbrojtur interesat e tyre, por nuk e kanë bërë duke u bere shpesh pale me firmen.
