Protestuan për shtëpitë e tyre/ Policia procedon banorët e Hotolishtit

0
2

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 21 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 56 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. P., 22 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Cërrik”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasin S. Rr., 59 vjeç, këmbësor, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-Q. Gj., 25 vjeç dhe Y. Gj., pasi kanë goditur me grushte shtetasin L. O., 35 vjeç, për motive të dobëta;

-F. A., 58 vjeç, A. D., 47 vjeç F. Ç., 52 vjeç, K. A., 36 vjeç, S. H., 34 vjeç, E. A., 28 vjeç, F. H., 46 vjeç, M. Ç., 60 vjeç, M. Ç. 30 vjeç dhe A. A., 41 vjeç, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, kanë bllokuar për disa minuta lëvizjen e mjeteve në këtë aks, me pretendimin se rruga që po ndërtohet aty, kalon në fshatin Hotolisht dhe rrezikon banesat e banorëve të fshatit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. F., 19 vjeç, pasi ka goditur me grushte shtetasin I. H., 57 vjeç, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.