Një numër protestuesish u zhvendosën në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.
Të pozicionuar në kryqëzim, kanë bllokuar qarkullimin e makinave për disa minuta. Siç shihet nga pamjet ka forca të shumta policie që shkojnë pranë tyre, duke i shpërndarë më pas.
Të rinjtë po protestojnë kundër rritjes së çmimeve dhe rritjes së çmimit të naftës.
Rritja e çmimeve ka bërë bashkë qytetarët shqiptarë të cilët njëzëri i kërkojnë qeverisë të ndërhyjë dhe të marrë masa.
Prej pesë ditësh në vend janë zhvilluar protesta në qytete të ndryshme.
/abcnews.al