Kombëtarja e Shqipërisë, e drejtuar nga Sylvinho, ka arritur të fitojë edhe ndeshjen e dytë miqësore të këtij muaji.
“Kuqezinjtë” triumfuan ndaj Azerbajxhanit me shifrat 3-1, teksa ishte ndeshja e fundit para nisjes së Kampionatit Europian ‘Gjermania 2024’.
Golin e parë e shënoi Nedim Bajrami në minutën e 12-të të ndeshjes, pas një goditje të fuqishme nga jashtë zone.
Kështu u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën u shënuan edhe tre gola të tjerë.
Golin e dytë në këtë takim e shënoi Rey Manaj, ndërsa të tretin për Shqipërinë e shënoi Qazim Laçi.
Golin e nderit për Azerbajxhanin e shënoi Gurbanli në minutën e fundit të kohës së rregullt.
Shqipëria aventurën në “EURO 2024” e nis më 15 qershor në ndeshjen ndaj Italisë, gjersa në grup është edhe Spanja e Kroacia.
VIDEO/ Goli i Manajt me devijin