
Mund të punësohesh në çerdhe, kopsht apo shkollë, por vendin e punës e ke të sigurt vetëm tre muajt e parë.
Më pas nëse nuk provon se je i aftë psikologjikisht ta kryesh punën mund ta humbasësh atë.
Mësuesit, edukatorët dhe të gjithë ata që punojnë në institucionet arsimore parauniversitare në vend do ti nënshtrohen vlerësimit psiko-social.
Vlerësimi do të kryhet nga një komision i posaçëm që do të ngrihet me urdhër të drejtorit të zyrës vendore të arsimit.
Ai do të jetë i përkohshëm, do të përbëhet nga pesë anëtar ku përveç punonjësit të drejtorisë arsimore do të ketë dhe psikologë e punonjës social.
Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka firmosur udhëzimin i cili është botuar në fletoren zyrtare.
Vlerësimi psiko-social i punonjësve arsimor të punësuar për herë të parë shkruhet në dokument do të kryhet në fund të periudhës 3 -mujore.
Mësuesit dhe edukatorët duhet të kalojnë provën brenda 15 ditësh. Në të kundërt institucioni arsimor merr masa deri në largimin e tyre nga puna. Punonjësit kanë të drejtë të ankimojnë vendimin brenda tre ditësh.
Ata do ti nënshtrohen vlerësimit dhe në rast se në institucionin përkatës është depozituar një ankesë ndaj tyre.
Aktualisht në shkollat nëntë vjeçare dhe të mesme në vend ka rreth 33 mijë mësues.
