Provokimi i Vuçiç, reagon Rama: Hartë leshi, ai shoku në Beograd luan me kukulla

0
197

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për provokimin e presidentit serb Alekdandër Vuçiç, ndaj Kosovës. Kryeministri është përgjigjur nga Kukësi, teksa ka parë nga afër procesin e vaksinimit të stafit mjekësor nga Kosova.

Rama tha nga Kukësi se harta e publikuar nga Vuçiç ishte një “hartë leshi”, ndërsa i është drejtuar liderit serb se  shoku në Beograd që luan kukulla në Facebook.

Kemi prej disa kohësh që i kemi bërë me dije ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës që jemi të gatshëm të kountibuojmë.

U vonua pak po më mirë pas asaj hartës së leshit që nxorri ai shoku në Beograd, duke lozur me kukulla në Facebook. Ne jemi një e ardhmja dihet për çfarë është. ne jemi një. Jam shumë i lumtur që e kemi çarë bllokadën.

Presim një sasi të konsiderueshme së shpejti dhe mjekët e Kosovës nuk do i lemë vetëm me shpresë që InshAllah në Kosovë do të venë vaksinat. Të 11 mijë bluzat e bardha të Kosovës do i bëjmë nëse Kosova nuk merr vaksinat”, tha Rama.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç publikoi hartën e Kosovës me flamur serb në të në profilin e tij në Instagram. Kjo solli reagime të shumta. g.v/abcnews.al