Prrenjas/ “Investime disa miliona euro në Rrajcë

0
293

“Vijojnë punët e mëdha publike në Rrajcë nga unaza me gjatësi 5 km, ujësjellësi dhe shkolla e mesme”, tha sot kryetari i grupit Parlamentarë të PS-së Taulant Balla, ndërsa inspektoi përfundimin e punimeve për asfaltimin e plotë të unazës prej 5 kilometra, bashkë me Kryetarin e Bashkisë Prrenjas, Nuri Belba.

Balla tha se “në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane dhe KFW është drejt përfundimit ujësjellësi. Investimet në Rrajcë do të vijojnë edhe në projekte të tjera infrastrukturore”.

Ai tha se “ndihem krenarë që kemi mbajtur një angazhim të kahershëm për kundrejt popullit të Rrajcës për t’ia ndryshuar faqen kësaj zone e cila prej shumë vitesh nuk kishte marrë investimet që duheshin. Unaza prej 5 km ishte e domosdoshme sepse kanë qenë investime të bëra shkel e shko para shumë vitesh por asnjë herë unaza nuk kishte konceptuar si e tille, janë qindra familje që jetojnë përgjatë kësaj unazë”.

“Ndërkohë që ajo që është e rëndësishme, Fondi Shqiptarë i Zhvillimit, gjithashtu KFW, Banka Gjermane për Zhvillim e ka vendosur këtë zonë një nga prioritete e veta. Ne, këtu kemi në vijim dhe brenda një kohë të shkurtër do të kemi gati për të marrë në dorëzim një tjetër vepër atë të ujësjellësi i cili sjellë nga maja e larta të kësaj zona ujin më të pastër e cila do të zgjidhe një nga vështirësitë më të mëdha që ka pas Rrajca”, tha Balla.

Po ashtu, Balla shtoi se “nëse i marrin në vlerë totale vetëm brenda këtij viti në investojmë në Rrajcë disa milion euro. Janë investime të drejtpërdrejta dhe bashkë me kryetarin e bashkisë investimi është te shkolla e mesme që është kryeqendra e shkollimit të kësaj zonë, dhe dua të them se Rrajca është e njohur jo vetëm për vallen e Rrajcës, por është e njohur për djem dhe vajza profesionist në shumë fusha të jetës sociale dhe ekonomike të vendit”.

Nga ana e tij, kryetarin e Bashkisë Prrenjas, Nuri Belba tha se “kjo rrugë prej kohësh kishte shfaq problemet në vite dhe falë bashkëpunimit me qeverinë dhe Fondit Shqiptarë të Zhvillimit dhe përkujdesjen e deputetit Balla ne arritëm më në fund ti japim Rrajcë një rrugë më standarde bashkëkohore. Investimet do të vazhdojnë”