Prrenjas, protestë për shkollën/ Nxënësit e Rrajcës bojkotojnë mësimin, duan ndërtesë të re

0
200

Nxënësit e shkollës “Sali Halili” në Prrenjas bojkotuan mësimin dhe protestuan bashkë me prindërit këtë të martë duke kërkuar një shkollë të re.

Ndërtesa ku bënin mësim u dëmtua nga tërmeti në 2019 dhe prej atij viti ata marrin dije në ambiente private ku mungojnë kushtet.

Janë mbi 400 nxënës që mësojnë në kushte të vështira.

Ankesat e dërguara me shkrim nëpër institucione nuk kanë marrë përgjigje.

Kryetari i Bashkisë Prrenjas Nuri Belba pranon problemin por njëkohësisht edhe pamundësinë e institucionit që drejton për të financuar një shkollë të re.

Megjithatë thotë se shkolla do të ndërtohet vitin e ardhshëm nga Ministria e Arsimit.

Deri në marrjen e një përgjigje zyrtare prindërit dhe nëxënsit thonë se do të vijojnë me bojkot e protesta