Prrenjasi, qyteti që po braktiset dita ditës!

0
316

Prej dy dekadash Prrenjasi mbetet nder qytetet me te varfer ne qarkun e elbasanit. Prishja e minieres nga ku mori emrin Prrenjasi si qyteti i ish minatoreve, hodhi ne rruge qindra familje. Sakaq ne kete qytet te detyruar nga papunesia qindra familje jane larguar ne emigrracion. Sot ky qytet numeron me pak banore.

Zyra e gjendjes civile nuk te afron asnje te dhene.

Sipas banoreve te mbetur gati 80 perqind e te rinjeve dhe familjeve te reja jane larguar .

Ne shtepi kane mbetur vetem te moshuarit dhe ato familje te tjera qe e sigurojne te ardhmen e jetes se tyre nga parate e emigracionit. Prenjasi edhe pse ndodhet prane rruges nacionale Elbasan Librazhd-Qafte Thane perseri nuk ka patur asnje mundesi qe te rrisë bizneset apo te hapen vende te reja te punes.

I vetmi angazhim per banoret e qytetit sidomos i moshes se trete mbetet kalimi i kohes se lire ne lulishten e vogel duke luajtur domino apo lojra te tjera.

Sipas banoreve jeta ne qytetin e tyre eshte bere teper e veshtire.

Pjesa me e madhe e ish minatoreve qe kanë punuar ne galerite e minierave e perfituan 5000 lekshin e dhënë nga qeveria shqiptare por perseri kjo shume eshte teper simbolike per ta.

Qyteti i Prenjasit shtrihet shume prane kufirit me Maqedonine . Keto dite pandemie jane larguar shume familje per te punuar ne qytetet e maqedonise.

Banoret e fshatrave ne kufi sisomos te njesise administrative rrajce pothuajse jane larguar te gjithe./Elbasaniflash.al