PS e propozoi për President, Bajram Begën i përgjigjet pozitivisht ftesës, sot në mbrëmje pritet takimi me Ramën

0
114

Pas më shumë se dy orësh mbledhje në kryesinë e PS, kryeministri Edi Rama ka hapur zarfin.

PS ka propozuar zyrtarisht për President të Republikës, Bajram Begën shefin aktual të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Kreu i Qeverisë pohoi se sot në mbrëmje do të zhvillojë një takim me Bajram Begën.

Burimet bëjnë me dije se Shefin aktual i Shtabit të Përgjithshëm ka pranuar propozimin e PS-së për të qenë kandidat për t’u votëbesuar nesër në seancën e Kuvendit.