
Blerim Sheraj është zgjedhur kryebashkiaku i ri i Vorës.
Rezultatin e zgjedhjeve e ka dhënë Krykomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili tha se në Bashkinë e Vorës, votuan 11 mijë e 96 qytetarë.
Ndërkohë e dyta renditet Shtëpia e Lirisë, ku kandidati Lulzim Vrana ka marrë 2589 vota. Numrin më të ulët të votave e ka marrë Ymer Marku i PD, 687 vota.
Ilirjan Celibashi: Kemi rezultatet për të gjithë qendrat e votimit në Vorë. Kandidati Lulzim Vrana i Shtëpisë së Lirisë ka marrë 2589 vota. Blerim Shera I PS, 7530 vota Ymer Marku i PD: 687 vota.
Ndërkohë Celibashi, bëri të ditur se 219 votues kanë votuar për opsionin që nuk zgjedh asnjë kandidat.
