PS po blen vota! Zarfe me 100 euro? Berisha akuza

0
4

Kryedemokrati Sali Berisha sulmoi kryeministrin Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e PPE që po mbahet në Podgoricë.

Sipas kreut të PD, Rama po blen votat e pensionistëve për zgjedhjet e 11 majit duke u dhënë nga 100 euro në zarf.

Ashtu siç rrëzoi pushtetin e Enver Hoxhës, Berisha shprehet se do të rrëzojë edhe “narkodiktaturën e Edi Ramës”.

Pjesë nga fjala e Berishës

Të dashur miq, zgjedhjet e 11 majit po zhvillohen në një vend ku një njeri kontrollon të gjitha pushtetet. Ai ka krijuar një shtet elektoral të një partie, ka vendosur një sistem të ngjashëm me patronazhin e dikurshëm me punonjësit e shtetit. Këto ditë, si një dhuratë për vota, ai po dërgon zarfe me 100 euro për 800 mijë pensionistë.

Faleminderit shumë për vëmendjen tuaj! Ju siguroj se nuk do të doja të mbaja këtë fjalim, por ky është realiteti i hidhur i Shqipërisë. Për Partinë Demokratike, nuk ka alternativë tjetër përveçse të luftojë për ndryshimin e tij. Partia Demokratike rrëzoi 35 vite më parë diktaturën komuniste të Enver Hoxhës dhe ju garantoj se më 11 maj, me mbështetjen tuaj, do të rrëzojë edhe narkodiktaturën e Edi Ramës.