Pas leximit të raportit të PS për refuzimin e kërkesës së SPAK për t’i hapur rrugë arrestimit të Belinda Ballukut, ka folur në mbledhjen e grupit socialist edhe kryeministri Edi Rama.Rama u shpreh se ndaj saj nuk ka akuzë as për vjedhje dhe as për korrupsion, por dyshime për shkelje barazie në tendera, që sipas tij bazohen në disa mesazhe të gjetura pas 6 vitesh në telefonin e një drejtori.


