
Burime brenda Partisë Socialiste bëjnë me dije se qeveria Rama 4 do ketë hapësirë për disa aleat politik apo nga shoqëria civile.
Supriza e këtyre zgjedhjeve do jetë PSD e Tom Doshit dhe sipas shumë monitorimeve në terren ai pritet të fitojë: 3 deputet në Tiranë, 2 në Shkodër, 1 në Lezhë, 1 në Kukës, 1 në Dibër. 1 në Durrës, 1 në Elbasan.
Ndër të tjera Partia Social Demokrate e kryesuar nga Tom Doshi pritet të ketë dy ministri të rëndësishme në kabinetin qeveritar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Bujqësisë do jenë dy portofole që do drejtohen nga përfaqësuesit e Partisë Social Demokrate.
Sigurisht kjo marrveshje do jetë e kushtëzuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 Maj nëse PSD do fitojnë mbi 3-4 deputet.
Kryetari PSD Tom Doshi ka kandiduar në Shkodër dhe ka premtuar se do fitoj 8-10 deputet në Shqipëri.
Aktualisht në parlamentin aktual janë 3 deputet duke e rreshtuar PSD si parti e tretë në Shqipëri.
Priten rezultate suprizë në Tiranë, Lezhë, Shkodër, Durrës dhe Elbasan.
Tom Doshi jo rrallë herë ka suprizuar me fitoret e tij në ditën e fundit……
