PSD PEQIN KRAH QYTETARËVE “PËRBALLË” UJËSJELLËSIT

0
74

Me prezencë të qytetarëve të bashkisë së Peqinit , Këshilli Bashkiak ka zhvilluar mbledhjen e rradhës në formën e një dëgjese për të diskutuar në lidhje me rivendosjen e matësave të ujit që po aplikohet në disa lagje të qytetit tarifimi i të cilëve i është caktuar  abonentëve. Më herët antari i këshillit të PSD Besim Çollaku ngriti shqetësimin e qytetarëve në lidhje me faturimin e matësave që po iu bëhet atyre  duke u shprehur se çmimi ishte shumë i lartë për xhepat e qytetarëve të Peqinit. Edhe në këtë mbledhje Çollaku u shpreh se përpara se të merren vendime të cilat kanë kosto për banorët e Peqinit duhen propozime të mirëqëna për konsumatorët. Antari i Socialdemokratëve ritheksoi edhe një herë deklarimet e qytetarëve se nuk janë dakord me çmimin që atyre iu është faturuar për sahatët e ujit.

Besim Çollaku u shpreh se do të vijojë të jetë krah qytetarëve për ta çuar deri në fund këtë kauzë e cila deri më tani është një rëndes ekonomike për shumë nga familjet e Peqinit.