“Pse bëni propagandë?” Balena e cila u tha se po notonte pranë Karaburunit hap DEBAT në rrjet: Nuk është fare në Shqipëri..(FOTO)

0
2

Balena e cila u tha se u “kap” duke notuar në afërsi të ujërave shqiptare ka hapur dhe një debat në rrjetet sociale.

Ka qenë pikërisht video e postuar nga arkitekti  i njohur, Artan Shkreli, e cila ka sjellë dhe reagimin e një qytetari i cili pretendon se është vërtet autori i pamjeve të kapura nga ajri.

Sipas komentuesit balena nuk është duke notuar në ujërat shqiptare, ashtu si dhe është interpretuar gjerësisht përgjatë kësaj të diele nëpër mediat tona.

“Mos bëni propagandë. Këtë video e kam bërë unë dje dhe nuk është në Shqipëri”, shkruan komentuesi, ndërkohë që arkitekti i ka kthyer një përgjigje duke ia qartësuar se Karaburuni në postimin e tij është përmendur si një pikë gjeografike, pasi jo shumë prej lexuesve e dinë se ku ndodhet Mexokanali, aty ku dhe kjo balenë është filmuar.

“Pse bëni propagandë?” Balena e cila u tha se po notonte

Komenti i qytetarit qe pretendon se eshte ai autori i kesaj video

“Sha La cfare dmth “mos ben propaganda”? Nuk tha kush qe eshte ne Shqiperi, u tha ne Mexokanal, dmth eshte ujra nderkombetare. Karaburuni eshte per referim gjeografik se jo te gjithe e dine ku ndodhet Mexokanali. Nese filmimin e keni bere ju, pergezime. Ne e morem permes Viktorit”, ia kthen arkitekti ndër të tjera.

“Pse bëni propagandë?” Balena e cila u tha se po notonte

Pergjigjja e Artan Shkrelit

Këtë të diel kjo video ka bërë xhiron e mediave, duke ngjallur kështu kuriozitetin e qytetarëve nga ekranet e telefonit, por edhe të pushuesve të cilët ndodheshin në helikopter dhe po e filmonin. Pyetja e cila na ka qarkulluar të gjithëve nëpër kokë padyshim që ka qenë se si një balenë e përmasave të tilla mund të notojë në ujërat shqiptare?!

Por, mesa duket nga komenti i këtij qytetari këto pamje nuk janë filmuar në ujërat shqiptare dhe sipas tij ka qenë ai së bashku me miqtë të cilët ishin nisur nga Franca në Itali ata që kanë kapur këtë balenë duke notuar.