Britney Spears ishte shumë aktive në llogarinë e saj në Instagram.
Këngëtarja postonte foto topless por krejt paprimtas vendsoi t’ju thotë lamtumirë ditëve të saj në media sociale, menjëherë pas lajmit të fejesës me trajnerin e saj personal.
Por sipas Page Six, Spears vendosi të largohej nga mediat sociale pasi dëshiron paqen e saj mendore.
‘Heshjta është një mesazh shumë i fortë’ tha një burim pranë saj për mediat, duke shtuar se ishte vetëm vendimi i saj për të mbyllur llogarinë.
Sidoqoftë ajo shkroi në Twitter se e bëri këtë veprim për të festuar fejesën e saj dhe premtoi se do të kthehej së shpejti.
Ndërsa TMZ shkruan se Spears dëshiron të mbajë një profil më të ulët pasi një betejë gjyqësore është e pashmangshme në çështjen e kujdestarisë për çështejt e saj personale dhe financiare.
39-vjeçarja ishte martuar dy herë më parë.
Ajo u martua me mikun e saj të fëmijërisë Jason Alexander në Las Vegas në 2004, por martesa u anulua disa ditë më vonë.
Po atë vit, ajo u martua me balerinin Kevin Federlin , me të cilin ka dhe dy fëmijë para se çifti të divorcohej në 2007.
Ndërsa i fejuari aktual Asghar, 27 vjeç, është trajner dhe aktor i cili është shfaqur dhe në serialin showtime “E hëna e Zezë”.
© SYRI.net