Festa e Pashkëve, dita kur thuhet se është ringjallur Jezusi, ndryshon nga viti në vit. Arsyeja e këtij ndryshimi është se Pashkët bien gjithmonë të dielën e parë pas hënës së parë të plotë të ekuinoksit pranveror.
Pashkët janë një festë e ngjashme me Krishtlindjet dhe Halloween, të cilat kanë evoluar gjatë 200 viteve të fundit. Në të gjithë këto festa elementët krishterë dhe jo krishterë (paganë) janë ndërthurur së bashku me kalimin e kohës.
Pashkët si rit i pranverës
Shumica e festave të mëdha kanë njëfarë lidhje me ndryshimin e stinëve. Kjo është veçanërisht e dukshme në rastin e Krishtlindjeve. Dhiata e Re nuk jep asnjë informacion se kur lindi Jezusi. Megjithatë, shumë shkencëtarë besojnë se arsyeja kryesore pse lindja e Jezusit u festua më 25 dhjetor është sepse ajo ishte data e solsticit dimëror sipas kalendarit romak.
Meqenëse ditët pas solsticit dimëror bëhen gradualisht më të gjata, ishte simbolikë ideale për lindjen e “dritës së botës” si thuhet në Ungjillin e Gjonit të Dhiatës së Re.
Ngjashëm ishte rasti i Pashkëve, festë e cila afër një pike tjetër në vitin diellor; ekuinoksin pranveror, kur dita me natën janë të barabarta. Për ata në gjerësi gjeografike veriore, ardhja e pranverës shpesh pritet me ngazëllim, pasi kjo do të thotë se ditëve të dimrit u ka ardhur fundi. Pranvera do të thotë gjithashtu kthimi i jetës për bimësinë dhe pemët, që kanë qenë në gjumë gjatë dimrit, si dhe lindja e një jete të re për kafshët. Duke pasur parasysh simbolikën e jetës së re dhe rilindjes, është krejtësisht e natyrshme të festohej ringjallja e Jezusit në këtë periudhë të vitit, informon abcnews.al.