‘Pse i mëson shqip djalit me zor’, Almeda i kthehet ndjekëses turke

0
177

Në videot e fundit të postuara në Instagram, Almeda është shfaqur duke luajtur me të birin e duke i folur atij shqip. Por ky veprim i është dukur i papërshtatshëm një ndjekëse turke, sipas të cilës Almeda po ia mëson shqipen me zor djalit.

“Sa dëshirë keni t’ja mësoni me forcë gjuhën e huaj djalit turk”, i shkruan ndjekësja.

Almeda i është përgjigjur publikisht duke i treguar se ajo si një shqiptare, do t’i mësojë djalit gjuhën e saj dhe Efehan ka pasaportë shqiptare dhe turke.

“Si nuk i latë këto! Sa për informacion, djali im ka dy pasaporta, atë turke dhe shqiptare! Nëna e tij është shqiptare! Unë jam shqiptare dhe sigurisht që do i mësojë edhe gjuhën time amtare”-shkruan Almeda.