Rep–artistja shumë e dashur nga publiku, Tayna ka realizuar një “mini-intervistë” me fansat e saj përmes llogarisë në Instagram. Ajo ka folur për shumëçka, që nga fiziku, deri tek projektet e reja muzikore.
Mirëpo, një nga pyetjet që ka tërhequr vëmendje është ajo e njërit nga ndjekësve, i cili e pyet se pse ka rënë nga pesha. Këngëtarja nuk ka hezitur të përgjigjet, duke treguar arsyen.
“Se po m’pëlqen vetja më shumë kështu”, ka shkruar ajo, por nuk e ka lënë me kaq, duke dhënë edhe një mesazh për të gjithë.
|Çdo njeri herë shëndoshet, herë dobësohet. Pooor, çdo trup është i bukur në mënyrën e vet, kështu që duajeni veten njerëz!”, ka shkruar Tayna duke shtuar se këto probleme janë sipërfaqësore.
Sa i përket muzikës, kënga e fundit që Tayna ka publikuar titullohet “Taka” dhe padyshim është pritur shumë mirë nga dëgjuesit./abcnews.al