Korriku 2021 ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në planetin Tokë.
Kjo u zbulua nga të dhënat e lëshuara nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike , agjencia federale amerikane që merret me oqeanet dhe klimën.
“Korriku është zakonisht muaji më i ngrohtë në botë i vitit, por korriku 2021 e tejkaloi veten si korriku dhe muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë. Ky rekord i ri thekson rrugën shqetësuese dhe përçarëse që ndryshimi i klimës ka vendosur për globin,” tha Rick Spinrad, administrator i Noaa.
Temperatura globale e sipërfaqes së tokës dhe oqeanit muajin e kaluar ishte 0.9 gradë C më shumë se mesatarja e shekullit të 20-të prej 15.8 gradë Celcius, kur filloi regjistrimi modern 142 vjet më parë.