Pse ky vend në Librazhd mori emrin “Guri i Skënderbeut”

0
179

Ndodhet përgjatë vijës Egnatia në fshatin Dardhë Librazhd. Në fakt në zonën e Librazhdit dhe Prrenjasit ka disa emërtime që lidhen me figurën historike të Heroit tonë Kombëtar Gjergj, Kastrioti.

P.sh në kufi me Maqedoninë ndodhet fshati i Skënderbe. Pastaj më poshtë gjemë toponimin me emrin “Sofra e Skëndërbeut”, “Guri i Skënderbeut” etj.

Të gjitha kanë një lidhje historike. Në fakt janë toponime që u vendosën pas rezistencës që u bëri ushtria e Skëndërbeut dyndjeve turke.  Këtu janë zhvilluar betejat e para për të mos lejuar pushtimin e Arbërisë.

Në rastin konkret shkëmbi-gurë ka qenë një pozicion strategjik nga i cili mund të vëzhgosh rrugën e vjetër Egnatia që ndiqte kryesisht ushtria turke. Por ishte edhe si një minikështjellë. Gjithashtu nga aty mendohet se janë rrokullisur gurë për të penguar lëvizjen e ushtrisë turke.