Pse mungesa e vitaminës D është fatale për burrat

0
91

Testimi për nivelet e vitaminës D në trup në kohën kur pacientët u diagnostikuan me kancer të prostatës treguan se kjo teori nuk mund të hidhet poshtë fare.

Në një studim të fundit është gjetur se burrat që vuajnë nga forma agresive e kancerit të prostatës kanë shfaqur nivele më të dukshme të mungesës së vitaminës D. transmeton portal arbresh.inf

Gjegjësisht, hulumtimi i kryer në Universitetin Northëestern në shtetin amerikan të Illinois, dhe i botuar në Journal of Clinical Oncology, zbuloi informacione të dobishme për rastet në të cilat pacientët ranë dakord me mjekun e tyre se sëmundja duhet të monitorohet nga afër dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore përpara se të hyjnë në procedurën e heqjes së prostatës ose ndonjë ndërhyrje tjetër mjekësore. Kjo i referohet kryesisht zëvendësimit të kësaj vitamine të rëndësishme për trupin.

Studimi ka gjetur se burrat që kanë mungesë të vitaminës D kryesisht nuk ekspozohen në diell mjaftueshëm.

Punët e brendshme dhe dimrat e gjatë, të ftohtë dhe pa diell, gjithashtu ndikojnë negativisht në nivelin e qëndrueshëm të kësaj vitamine.

Meshkujt që u diagnostikuan me një formë agresive të kancerit të prostatës kishin nivele të vitaminës D prej rreth 22.7 ng/ml, që është dukshëm më pak se 30 ng/ml që konsiderohet normale. Ata që nuk kishin kancer agresiv të prostatës kishin një nivel mesatar prej rreth 27 ng/ml.

Sipas hulumtimeve të fundit, vitamina D përveç që parandalon kancerin e prostatës, parandalon zhvillimin e osteoporozës, kancerit të gjirit, ndikon në diabetin dhe mbipeshën.

Vitamina D ndodhet kryesisht te vezët, peshku, kërpurdha dhe vaj i fermentuar i mëlçisë së merlucit.