Në konferencën me gazetarët ku prezantoi rezultatet e Këshillimit Kombëtar, kryeministri Rama ishte i prerë për sa i përket heqjes së taksave të naftës dhe ushqimeve të shportës.
Përse nuk ka dëgjuar zërin e qytetarëve qeveria kur bëhet fjalë për heqjen e taksave të naftës, ndër më të lartat për rajonin? Pse nuk hiqet TVSH për ushqimet bazë të shportës.
Rama tha se politika fiskale nuk mund të bëhet me referendume. Nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë kurrë u përgjigj shkurt kryeministri.
Rama: Politika fiskale nuk bëhet me referendume. S’ka ndodhur kurrë dhe nuk ka se si të ndodhë.
Rama tha se mbi gjysmë milioni shqiptarë kanë plotësuar formularin e Këshillimit Kombëtar i cili përmbante 12 pyetje.
“Nëse ne bëjmë një këshillim kombëtar për taksat 95% e njerëzve do tw ishin të hiqen të gjitha taskat por nuk mund të bëjmë Këshillin Kombëtar për të matur që atë është evidente, barrën që duhet të mbajmë të gjithë bashkë. Amnistia e plotë fiskale është të çash një rrugë të re. Jemi nisur dhe jemi ndalur. Janë nisur dhe ndalur shumë qeveri”