Thuhet se personaliteti ynë gdhendet që në fëmijëri, por është ironike fakti që ne nuk mund të kujtojmë shumicën e ngjarjeve gjatë viteve të para të jetës, shkruan “BrightSide”.
Ky fenomen quhet amnezia e fëmijërisë. Është ndodhi i thuajse secilit nga njerëzit, transmeton lajmi.net.
Paaftësia e të rriturit për të kujtuar ngjarjet ose detajet e ngjarjeve para moshës katër vjeçare fillon që në moshë të hershme.
Në moshën 7 vjeçare ne kujtojmë rreth 60% të ndodhive tona, kurse kur arrijmë moshën 9 vjeçare, ne kujtojmë rreth 40%.
Një nga teoritë është se ne nuk i ruajmë kujtimet e foshnjërisë sepse nuk kemi mundur të komunikojmë verbalisht në atë kohë. Shumica e personave nuk fillojnë të flasin para moshës dy vjeçare, transmeton lajmi.net.
Shpjegimi biologjik i amnezisë fëmijërore është sepse gjatë rritjes sonë, prodhohen qeliza të trurit, pra, para moshës 3-4 vjeçare ne nuk kemi memorie episodike.
Pra, ju mund të kujtoni p.sh. parkun që keni shkuar për ditë, por jo dyqanin e akullores që nëna juaj ju ka dërguar një herë.
Diçka tjetër që ndikon tek kjo është mënyra se si na transmetohet kujtimi nga prindërit tonë.
Ne gjithmonë kujtojmë ato gjëra që na janë përmendur dhe në momentin që një kujtim diskutohet me të tjerët, ai merr formë tjetër.
Sipas psikologëve, fëmijët mbajnë mend gjëra që lidhen me një eksperiencë emocionale më të fortë, qoftë pozitive ose negative. /Lajmi.net/