Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca gjatë raportimit ditën e sotme në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese u shpreh se sektori i blegtorisë ndodhet në një moment kritik dhe për këtë arsye do të ketë disa iniciativa. Përpos mbështetjes buxhetore për këtë sektor, ministrja tha se do të krijohet një akademi për barinjtë, pasi po braktiset.
“E dimë që blegtoria ka një rënie, pasi është e vështirë, nuk duan njerëzit që të shkojnë në mal të jenë bari, është e vështirë, duan të bëjnë një profesion që është më i lehtë për ta.
Pse nuk shkon ti të bëhesh bari? (iu drejtua ministrja njëri prej deputetëve) Nuk është vetëm çështje shkolle. Është një profesion i trashëguar që duam ta ruajmë dhe çfarë do të bëjmë ne?
Do të incentivojnë të rinjtë, do të shkojmë ti gjejmë, do të bëjmë një akademia për ata. Do të bëjmë një grup njerëzish dhe do të themi, ti futu në këtë profesion, mbaje dhe ne do të subvencionojmë për këtë, jo për krerë por për faktin që ti e mban tufën” tha ajo./ Abcnews.al