Pse po vuan për punëtorë turizmi në Shqipëri? Ja çfarë thotë eksperti

0
85

Më shumë se çdo vit, këtë verë, sektori i turizmit po vuan nga mungesa e punëtorëve të kualifikuar. Ekspertët japin disa arsye, mes të cilave pasigurinë e punës sezonale dhe pagat e cilësuara të ulta, në krahasim me atë që u ofrohet punëtorëve nga jashtë, që biznesi shqiptar po përdor si zgjidhje

Plotësimi i stafit me punonjës është kthter në një sfidë për bizneset në sektorin e turizmit kryesisht gjatë verës.

Arsyet për këtë situatë sipas ekspertëve janë disa

“Mungesa e sigurisë është kryesorja. Kjo sjell më pas dhe kushtet që përfshin në vetvete kjo mungesë sigurie. Kushtet nisin që nga paga, që nuk janë të mjaftueshme; keqmenaxhimi i hoteleve dhe resorteve. Këtu marrim parasysh që këto hotele menaxhohen kryesisht nga familjarë dhe jo ekspertë të fushës,” thotë ai.

Në këto kushte, punonjësit e kualifikuar e kërkojnë të ardhmen jashtë vendit.

“Edhe ato pak shkolla profesionale që nxjerrin punonjës në sektorin e turizmit janë të prirur që studentët që mbarojnë aty të largohen jashtë. Duke marrë parasysh që atje ka njëfarë sigurie dhe paga më të larta,” tha eksperti.

Vitet e fundit, shumë biznese e kanë kërkuar zgjidhjen duke rekrutuar staf nga jashtë vendit, Eksperti Leonard Seferi këtu vëren një tjetër problem.

“Shumë resorte kanë marrë të gjithë stafin e pastrimit nga Filipinet. Këto punonjës që vijnë nga jashtë, sigurisht që trajtohen me paga më të larta. Nëse do të paguheshin shqiptarët me tarifat që po paguhen të huajt që vijnë në Shqipëri, ata do të kishin një rediment minimalisht dy herë më të lartë,” tha ai.

Mungesën e fuqisë punëtorë për shkak të largimit masiv kryesisht të të rinjve po e vuajnë shumë sektorë të ekonomisë.