Njerëzit vërtet të pasur nuk kanë të njëjtat shqetësime si të tjerët. Pagesa e qirasë, ushqimi, transporti, veshmbathjet, pushimet apo gjithçka që mund të përbëjë stres për njerëzit me të ardhura minimale apo normale, nuk përbën stres për ta. Megjithatë, edhe njerëzit e pasur shqetësohen për diçka dhe kanë pròbleme që i mbajnë zgjuar natën. Por çfarë lloj pròblemesh janë këto?
Jonah, 27 vjeç – Inxhinier kompjuterik
Asgjë nuk më mban zgjuar natën, përveç momenteve kur ndonjë anëtar i familjes është i sëmurë. Periudha më e keqe dhe stresuese që kam kaluar kohët e fundit ishte disa muaj më parë kur macja ime u sëmur, por duke qenë me fat unë mund ta përballoja të shpenzoja disa qindra paundë pa u menduar dy herë. Thirrëm një veteriner shumë të mirë në shtëpi dhe gjithçka funksionoi.
Nuk mendoj se të jesh i pasur zgjidh vetëm pròblemet më të dukshme, si pagesa e qirasë ose faturave. Janë gjithashtu shumë gjëra që bëhen jashtëzakonisht më të lehta për t’u menaxhuar kur keni para. Nëse me të vërtetë duhet të gjej një shqetësim, do të thoja që është politika tani – por as ky nuk është një shqetësim i vërtetë. Unë jam relativisht i izoluar nga pròblemi, pasi mund të lëvizja lehtësisht diku tjetër me punën time nëse ai do të ishte vendimi më i arsyeshëm për të marrë. Në të vërtetë nuk vuaj nga stresi i asgjëje. Pyetja “ajo që më shqetëson” është pothuajse në vetvete e pasaktë, sepse ju po supozoni se pasi të jeni çliruar nga streset e caktuara financiare, këto duhet të zëvendësohen me pròbleme të tjera. Por në rastin tim, kjo nuk ndodhi.
Richard, 56 vjeç – Pronar i disa pasurive të paluajtshme
Për mua janë gjërat e zakonshme, si shëndeti im ose nëse e kam mbyllur derën. Por shpesh pyes veten nëse njerëzit më pëlqejnë mua. A bëj figurë idioti kur postoj foto pushimesh? Apo kur flas me miqtë në një vend takimi për një investim ose një blerje të pasurive të patundshme? Unë jam gjithashtu i shqetësuar për planetin nëse gjithçka do të shkojë për dreq. Ideja që paratë janë e vetmja gjë që shqetëson njerëzit është e gabuar. Po, është një shqetësim personal, por shumë shqetësohen për gjëra më të mëdha, ku suksesi dhe mirëqenia e tyre janë vetëm një pjesë e vogël e jetës. Sa më shumë të zgjidhni shqetësimet personale, aq më shumë njerëz do të përqendrohen në pròblemet e të gjithë komunitetit.
Natalia, 23 vjeç – Trashëgimtare
Më intereson perceptimi i publikut, nëse njerëzit më pëlqejnë mua apo jo. Sepse edhe pse nuk më pëlqen të flas për paratë e mia, tema tenton të shfaqet kur njerëzit flasin për pushime ose hobi dhe unë nuk dua që të tjerët të ndihen në siklet. Qoftë nga xhelozia apo pasiguria, unë mendoj se pasuria ime mund t’i bëjë njerëzit të më urrejnë, ose të kenë një ide negative për mua. Disa njerëz as nuk mund ta imagjinojnë të shpenzojnë disa mijëra dollarë për këpucë ose çantë, por kjo është normale për mua.
Alan, 68 vjeç – Këshillues financiar në pension
Unë kam mbaruar me punën, jam pensionist, jam i lirë dhe kam para praktikisht pafund – pse nuk jam i lumtur? Në çfarë përqendrohesh kur i ke zgjidhur të gjitha nevojat themelore? Njerëzit shpesh kthehen në punë sepse nuk dinë çfarë të bëjnë në pension. Motivi që ju jep një punë – të ngriheni në mëngjes, të përmbushni një sërë qëllimesh, të shkoni në shtëpi dhe të filloni nga e para ditën tjetër – ju ndryshon. Kur dilni në pension duhet ta plotësoni vetë atë boshllëk. Shqetësohem gjithashtu për faktin se dukem si dikush që nuk është i pëlqyeshëm, si për miqtë ashtu edhe për njerëzit e rinj që takoj. Pròblemet me të cilat përballeni kur zgjidhni pròblemin e parave janë kaq të ndryshme sa rrezikoni të dukeni si një alien. Është një botë tjetër.
Walter, 27 vjeç – Trashëgimtar i një zinxhiri ndërkombëtar restorantesh
Në shkollë isha i ndrojtur, nuk doja të flisja për paratë e familjes time. Shkova në shkolla private, por gjithsesi kisha një shumë më të madhe parash në krahasim me moshatarët e mi. Unë gjithmonë kam qenë i vetëdijshëm për këtë, për shkak të rrobave të mia dhe makinave që më merrnin nga shkolla. Edhe njerëzit e tjerë i shihnin këto gjëra. Kështu që shqetësohesha për miqtë që kisha dhe pyesja nëse po kalonin kohë me mua sepse më pëlqenin apo për shkak të parave të mia. Ky dyshim nuk më është zhdukur kurrë. Ndonjëherë pyes veten nëse e dashura ime, me të cilën kam qenë prej vitesh tani, më do mua apo thjesht mënyrën e jetesës që kemi. Unë kurrë nuk kam qenë i sigurt për njerëzit në jetën time dhe kaloj shumë kohë duke menduar për ta, çdo ditë.
Giles, 48 vjeç – Këshillues financiar
Më interesojnë vajzat e mia dhe e ardhmja e tyre. Unë nuk kaloj shumë kohë me ato ose me bashkëshorten për shkak të punës sime, të cilën e dua, ashtu siç më pëlqen të kem para. Sidoqoftë, jam i shqetësuar që familja ime mund të më mbajë inat apo nëse gruaja ime po më tradhton. Unë jam gjithashtu shumë i shqetësuar për ngrohjen globale, sepse nuk ka asnjë shumë parash që mund ta zgjidhë atë dhe pyes veten se çfarë do të thotë kjo për vajzat e mia. Pasja e parave e bën jetën më të lehtë, por nxjerr në pah të gjitha pròblemet e tjera, të tilla si familja, shëndeti dhe ngjarjet aktuale në botë./Clas