Edhe PSG e do Depayn. Ai ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar 4 asiste deri më tani në sezonin 2020/21.
Memphis Depay është dëshira e madhe e Ronald Koeman, që e do patjetër te Barcelona.
Por, gjërat duket se do të vështirësohen edhe më shumë tani.
Për lojtarin ka shprehur interesim edhe Paris Saint Germain, që në asketin ekonomik, mund ta kënaq më shumë Lyonin për ta rrëmbyer sulmuesin.
Mundo Deportivo raporton se Barça është ende favorit, por hyrje e PSG-së në këtë mes, mund të shkaktojë tollovi.
Depay po shijon një tjetër sezon të mirë në Francë me Lyonin.
Ai ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar 4 asiste deri më tani në 17 paraqitje në sezonin 2020/21. /Gazeta Express/