PSG-Manchester United, super-sfida që “kushton” 1 miliard euro

0
169

PSG-Manchester United është një ndër sfidat më interesante të mbrëmjes së parë të Champions League.

Dy klubet, që kanë në përbërje të tyre disa prej futbollistëve më të mirë në qarkullim, kanë një vlerë në merkato prej rreth 1 miliard eurosh.

11 futbollistët që Paris Saint-Germain  pritet të zbresë sot në fushë kanë një vlerë merkatoje prej 534 milionë eurosh, 34,5 më shumë se ajo e “Djajve të Kuq”, raporton Ora News.

Kylian Mbappé (180 M €) dhe Neymar (128 M €) janë dy futbollistët më të shtrenjtë të parizienëve dhe jo vetëm.

Marquinhos (70 milion €) dhe Presnel Kimpembe (35 milion €), Alessandro Florenzi (12.5 milion €), Keylor Navas (10 milion €) dhe i riu Mitchel Bakker (3.5 milion €) janë futbollistët e PSG me vlerën më të ulët në tregun e merkatos, raporton Ora News.

Sa i përket Manchester United, Paul Pogba, Bruno Fernandes dhe Marcus Rashford, të gjithë të vlerësuar me 80 milionë €, janë më të shtrenjtët.

Anthony Martial (60 milion €), Alex Telles (40) dhe Wan-Bissaka (40 milion €) ndjekin pas tre të parët, ndërsa Scott McTominay (22,5 milion €), Luke Shaw (22 milion €) dhe Nemanja Matic (16 M €), janë  lojtarët me vlerën më të ulët në merkato.

mutd-psgf

PSG-Manchester United, e vlefshme për Grupin H të Champions League, luhet sot në ora 20.45.

/a.r, OraNews