PSG “rrëmben” edhe Kupën e Ligës, mposht Lyon pas goditjeve të penalltive

0
245

Pas kampionatit dhe Kupës së Francës, PSG ia del të fitojë edhe Kupën e Ligës. Koha e rregullt e finales kundër Lyon nuk prodhoi asnjë gol, ashtu si edhe 30 minutat shtesë.

Fituesi i trofeut u vendos nga goditjet e penalltive, aty ku u tregua më i saktë ekipi i Thomas Tuchel.

Gjashtë lojtarët e PSG-së u treguan të saktë, ndërsa Bertrand Traore gaboi penalltinë vendimtare për Lyon.

Këta dy ekipe do të fokusohen tani në Champions League. PSG është kualifikuar në çerekfinale dhe përballë do të ketë Atalantën (12 gusht, 21:00).

Lyon do të japë gjithçka për të mbrojtur fitoren 1-0 kundër Juventusit, me sfidën e kthimit që do të luhet në Torino në datë 8 gusht. /abcnews.al