Publikimi i testit të Gjuhë Letërsisë, reagon Kushi: Garantojmë se tezat nuk kanë hyrë për të favorizuar një apo dy maturantë

0
117

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar pas publikimit të testit të maturës për Gjuhë Letërsinë, vetëm pak minuta pasi maturantët janë futur në provim.

Në fjalën e mbajtur gjatë një aktiviteti, Kushi garanton se tezat nuk janë futur në provim për të favorizuar emra të përveçëm. E keqardhur nga rasti kronik, ministrja thotë se ka persona të caktuar që investohen për daljen e tezës, pasi dalja ndodh vit për vit.

Garantojmë që nuk ka asnjë element që të dyshojmë që teza të zgjidhura jashtë kanë hyrë brenda dhe kanë favorizuar një apo dy maturantë, për këtë ne japim garanci.

Nuk na vjen mirë që del testi. Dyshimi ynë është që ka njerëz që janë të investuar posaçërisht për këtë qëllim sepse janë gjithnjë të njëjtët që nxjerrin testin dhe nuk bashkëpunojmë me ne për të identifikuar personat që kanë shkelur rregulloren”– tha Kushi.