Tayna së shpejti pritet të rikthehet me këngë të re.
Pandemia nuk e ka ndalur Taynën të punojë këngë të reja, të cilat fansat e saj do ta kenë rastin t’i dëgjojnë shumë shpejt, shkruan lajmi.net.
Së fundi, menaxheri i rep-artistes, Rinor Hykolli, me anë të një postimi në Instagram, zbulon disa sekuenca të këngës së re të Taynës.
Ani pse pjesa e këngës që e publikoi ishte shumë e shkurtër, ajo pritet të jetë hit sikurse projektet tjera të saj.
Ndryshe, Tayna së fundi i është përkushtuar palestrës dhe këtë gjë e tregon me anë të imazheve që i publikon në rrjete sociale.
Projekti i fundit muzikor i saj titullohet “Qe qe” dhe ishte i vizualizuar edhe me videoklip. /Lajmi.net/